Zgjedhjet në Malin e Zi, Meta: Mundësi për të forcuar prespektivën europiane, të rritet përfaqësimi shqiptar

Për zgjedhjet parlamentare qëdo të zhvillohen në Mal të Zi më 30 gusht ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Përmes një videomesazhi nëFacebook, Meta shprehet se këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët dhenjë mënyrë për të forcuar prespektivën drejt europës.

Gjithashtu ai u bën thirrjeqytetarëve shqiptarë për një pjesëmarrje të gjerë e për të pasur një përfaqësimsa më të gjerë në parlamentin e Malit të Zi.

"Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithëqytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europianetë vendit të tyre.

Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do tashfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, pornjëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrëqë përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në tëgjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.

Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar nëMalin e Zi ka luajtur deri sot.

Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivëneuropiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqendhe stabilitetin në rajonin tonë".