Memaliaj, droni "zbulon" bimët narkotike, në pranga 50-vjeçari
Një 50-vjeçar nga fshatiMemaliaj u arrestua për kultivimin e bimëve narkotike.
Burime nga Komisariati iPolicisë së Tepelenës konfirmojnë zhvillimin e një operacioni me qëllimzbulimin dhe kapjen e kultivuesit.
Përmes droneve, policia arrititë zbulojë sasitë e kanabisit të mbjella në një banesë të braktisur në fshatinMemaliaj ku u dokumentua me prova imazhi.
Menjëherë efektivët e policisëzbarkuan në terren dhe bënë të mundur arrestimin e 50-vjeçarit Pajtim Baka,banor i fshatit Memaliaj.
"Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në vijim të kontrollit të pandërprerë tëterritorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës së kultivimit tëbimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Memaliaj, në një banesë tëpabanuar, në pronësi të shtetasit P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë, kanë konstatuartë kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva" - njofton policia.
Në banesë iu gjetën dhjetërabimë kanabisi të mbjella në kuti plastike shumica e të cilave nuk ishin tëekspozuara në diell.