Ushtruan dhunë në familje, 3 të arrestuar në Fier dhe Korçë

Një37-vjeçar në Fier u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij.

ShtetasiOrjald Tushi goditi me sende të forta babain e tij, shtetasin V.T. 63 vjeç,banues në fshatin Libofshë të Fierit.

Ngjarjandodhi rreth orës 1 të mëngjesit. I ati u zgjua nga gjumi ndërsa djali ka qenëzgjuar.

Mësohetse ai goditi me gurë babain e tij duke i shkaktuar plagë, por fatmirësisht aindodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Fierit.

Ata jetonin të vetëm në shtëpi. Gjatë kontrollit të policisë, 37-vjeçarit iu gjet dhe një thikë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë që grupi hetimor po vijon kërkimet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Edhenë Korçë, policia ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se kanë ushtruardhunë në familje.

Ngahetimet e policisë së Devollit u bë e mundur arrestimi i shtetasit me iniciale Xh.Sh., 26 vjeç, banues në Bilisht, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë mevendimin e datës 23.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg për veprënpenale “Dhuna në familje”.

Ndërsapolicia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale N. Xh., 60 vjeç,banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikedhe psikologjike ndaj bashkëshortes M. Xh., ndaj vajzës 19-vjeçare, si edhendaj djalit të tij 17-vjeçar, banues në Korçë, për të cilët u plotësuakërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialeti kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale“Dhuna në familje”.