Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia austriake uarrestua nga policia në Tiranë.

Shtetasime iniciale G. H., lindur në Peshkopi, banues në Tiranë ishte i kërkuar ngaautoritetet austriake për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Njësiae Posaçme e Kërkimit "Fast", në bashkëpunim me Interpol Tirana dheKomisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë finalizuan operacionin e koduar"Koordinimi" duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij nëzonën e Ali Demit në kryeqytet pranë tregut elektrik.

"Në kuadër të bashkëpunimit dheshkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit"Fast", me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë nërrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Interpol Tiranën dhe meshërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, Njësia e Posaçme e Kërkimit"Fast", organizoi dhe finalizoi operacionin policor "Koordinimi",në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasitG. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësiAustriake" - njofton policia.

Maksimumii dënimit për këtë vepër është deri në 15 vite heqje lirie. Vijojnë proceduratligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë.