Nis seanca dyditore në Hagë për dënimin përjetë të ish-gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mladic

Ish-gjenerali serboboshnjak, Ratko Mladiç, ka apeluar vendimin për burgimin e vet përjetë me pretendimin se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në qelitë holandeze të Hagës. 77-vjeçari akuzohet për gjenocidin ndaj popullatës myslimane dhe kroate në vitet 90.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka nisur seancëndyditore të apelit të kërkuar nga ish-komandanti serboboshnjak, Ratko Mladiç, përdënimin përjetë për gjenocid.

Mladiç, i konsideruar si Kasapi i Bosnjës, udënua në vitin 2017 për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për rolin etij në luftën civile në Bosnjë në vitet 1992-1995.

77-vjeçari gjithashtu është shpallur fajtor përgjenocidin ndaj boshnjakëve të Srebrenicës, ku mbetën të vrarë 8 mijë burra edjem, për persekutimin dhe terrorizimin e komunitetit mysliman dhe kroat dhe përmarrjen peng të trupave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Seanca kundër ish-gjeneralit është shtyrë disaherë pasi ai ka pasur probleme shëndetësore dhe së fundmi për shkak të situatësme pandeminë e koronavirusit.

Me këto pretendime, pala mbrojtëse të martënparaqiti për tri orë argumentet pse ai duhet liruar për të marrë kurim nëspital për shkak të moshës dhe prej sëmundjeve që i rrezikojnë jetën.

Ndërkohë të mërkurën, prokurorët e posaçëmpritet t'i rëndojnë më tej pozitat e Mladiçit duke i kërkuar gjykatës ta shpallëatë fajtor për gjenocid edhe në gjashtë bashki të tjera të Bosnjë-Hercegovinësnë fillimvitet 90.

Trupa gjykuese pritet ta njoftojë verdiktinfinal vitin e ardhshëm.

Ish-gjenerali serboboshnjak u gjykua në mungesëpër krimet e luftës në vitin 1995, së bashku me Radovan Karaxhiçin, asokoheliderin politik të vendit.

Për më shumë se një dekadë ata i shpëtuanarrestimit duke u fshehur deri sa në fshatrat serbe nisën të vendosen postera përinformacione rreth tyre në këmbim të 5 milionë dollarëve.

Mladiç u arrit të lokalizohej e arrestohej vetëmnë vitin 2011, brenda një shtëpie fshati në veri të Serbisë, në gjendje të përkeqësuarshëndetësore.

Ai i ka mohuar akuzat për masakra ndajserboboshnjakëve sikundër eprori i tij politik, Karaxhiç, që po ashtu marsin ekaluar u dënua me burgim të përjetshëm.