Tensioni në Mesdhe, Gjermania: Duhet dialog midis Turqisë dhe Greqisë
Përshkallëzimi i tensioneve në Mesdheun Lindor do të ishte në dëm të Turqisë, ndaj zgjidhja më e mirë është ulja në dialog e palëve dhe gjetja e kompromisit mes Ankarasë dhe Athinës.
Gjermania i ka kërkuar Turqisë dhe Greqisë tërihapin linjat e komunikimit dhe të mos provokojnë njëra-tjetrën me pretendimeterritoriale në Mesdheun Lindor.
Ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas, gjatëvizitës në Athinë i ftoi të martën palët të ulen për dialog dhe në asnjë mënyrëtë mos lejojnë përshkallëzimin e situatës.
Tensionet mes dy fqinjëve janë rritur prej javëshqë kur Ankaraja vendosi të nisë njëanshmërisht kërkimet për rezerva nafte dhegazi afër zonave ishullore që me konventa i takojnë Greqisë.
Retorika diplomatike u la vendin të hënënmanovrave reale ushtarake për të testuar gatishmërinë dhe kapacitetet e flotësdetare e ajrore greke në bashkëpunim me atë amerikane.
Ushtrimet me përdorim armësh do vijojnë për dyditët e ardhshme në juglindje të Kretës, ishull në afërsi të të cilit Ankarajaka njoftuar se do pozicionojë flotën për manovrat e veta detare.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se pala turke nuk tërhiqet nga interesat që ka në rajon.
"Duke nisur nga tani, Greqia do mbajë e vetme përgjegjësinë për çdo negativizëm në rajon, dhe për dëmet që ka për të marrë. Fqinjët tanë bëjnë mirë ta dinë, siç e dimë ne, se ata që e hedhin Greqinë para flotës turke, nuk kanë për t'i dalë asaj në krah. Ne nuk do të zmbrapsemi."
Pas takimit në Athinë me homologun grek dhe mekryeministrin e vendit, Qirjakos Micotaqis, kryediplomati gjerman, Mas, dozbarkojë edhe në Ankara për t'i bindur palët për kompromis.
Greqia thotë se nuk do angazhohet në diskutimepër sa kohë nuk tërhiqet prezenca ushtarake turke në ujërat e Egjeut dheMesdheut Lindor.
Berlini paralajmëroi një ditë më parë Turqinëse do përballet me pasoja në sesionin e posaçëm informal që BE-ja kaplanifikuar për të premten rreth kësaj çështjeje.
Ndërkohë, anija eksploruese turke "OruçReis" që po studion kapacitetet naftë- dhe gazmbajtëse në Mesdheun Lindormësohet se do vijojë kërkimet afër ishujve grekë deri më 27 gusht.