Mos e humbni videon/ Fëmija 4 vjeç me komardare në mes të detit , po prindërit ku janë?
Rojet bregdetare greke u habitën kur panë në mes të detit njëkomardare me një fëmijë 4 vjeç në të. Ndodhi të hënën në mëngjes në Rio - Antirrio, Greqi.
Fëmija ishte vërtet me fat pasi u shpëtua nga rojetbregdetare të cilët ndaluan anijen dhe e morën vajzën por kjo histori mund të përfundonteedhe në tragjedi.
Mesa duket vajza i kishte shpëtuar kotrollit të prindërve tësaj dhe rryma kishte çuar komardaren me vajzën e vogël në të 500 metra larg ngabregu.
Videoja tronditëse po bën xhiron në rrjetet sociale dhe pomerr shumë reagime, dhe pyetja që të gjithë ngrenë është: Po prindërit kuishin?
Videja e publikuar nga Petros Kritsonis shoqërohet me një përshkrimku shkruan se nuk ka qëllim të fajosë prindërit por të ndërgjegjësojë ata përrrezikun që i kanosen fëmijëve nga lodrat e detit.
Në breg, ndodhen prindërit e vajzës të cilët janë në ankth. Pak kohë para se vajza të humbte në valët e detit ajo po luante me babain e saj në breg. Sidoqoftë, era ndryshoi direkt drejtim dhe ajo u zhduk nga sytë e të atit.