VIP-at anë e mbanë thanë se janë me Covid-19, Kevin Hart e kaloi në heshtje!

Anë e mbanë botës, personazhe të njohur që u infektuan me Covid-19, thanë publikisht për mediat dhe ndjekësit e tyre se kanë rezultuar pozitiv.

Pooor gjithmonë ka një por, Kevin Hart për shembull ka qenë i infektuar dhe nuk e bëri kurrë publike.

Komediani i njohur ndërkombëtarisht ka pranuar së fundmi se ka qenë i infektuar, me simptoma të lehta, në të njejtën kohë me Tom Hanks.

Të gjithë kanë një pyetje, përse nuk e tha publikisht? Përgjigjien Kevin Hart e dha, dhe s'mund të ndodhte ndryshe, ishte komike:

“E kam pasur në të njëjtën kohë me Tom Hanks, dhe nuk mund të them asgjë, sepse ai është më i famshëm se unë”, ka thënë Hart.