Armë, municion luftarak dhe drogë në banesë, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë
Një 26-vjeçar është arrestuar në kushtet eflagrancës në qytetin e Vlorës
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi kanabis.
‘’Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’’, informon policia.
Operacioni policor i koduar “Befasia”, ufinalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim mespecialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve pranë DVP Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, përhetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dheshitja e lëndëve narkotike”.