Mexhiti: Në Maqedoni shqiptarët do të drejtojnë me 3 ministri kryesore, kanë bindur se dinë të udhëheqin

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari ZekirjaMexhiti tha se në Maqedoninë e Veriut shqiptarët do të udhëheqin me 3 ministrikryesore që nuk i kanë pasur më herë.

Ai u shpreh se Zaev ka qartësuar se posti izv. kryeministrit që do të mbahet nga një shqiptar, do të ketë më shumë rolteknik dhe administrativ dhe jo vendimmarrës.

Mexhitit shtoi se akoma nuk janë bërë publike detajete qeverisje së ardhshme që do të udhëheqë Maqedoninë e Veriut.

ZekirjaMexhiti: Përbërjae re qeveritare në Maqedoninë e Veriut do të ketë disa ndryshime. Nga 26ministri do të ketë vetëm 19 ministri. Ky ndryshim është bërë nga Zaev dheAhmeti, pasi kanë dhënë arsyetim se me 2 milionë banorë nuk është e nevojshmekaq shumë ministri. Shqiptarët do të udhëheqin me 3 ministri kryesore që nuk ikanë pasur më herë, Financat, Shoqëria Informatike dhe ajo e Pushtetit Lokal.

Çështja ezv. kryeministrit të parë shqiptar nga BDI u njoftua si një post shumë i rëndësishëm,pasi do të ketë mundësinë e nënshkrimit kur të mungojë Zaev, por rezultoi senuk është kështu. Zaev tha se nuk është një çështje e ndërlidhjes mes këtyre posteve.Do të jetë më shumë një post teknik dhe administrativ, se sa një zë i fuqishëm apokompetencë vendimmarrjeje. Edhe më herët shqiptarët kanë pasur në qeveri njëzv. kryeministër, por nuk është se kanë pasur një ndikim të madh në qeveri e vendimmarrje.Akoma nuk janë bërë publike detajet e qeverisje së ardhshme.

Për Mexhitin, qysh me zgjedhjen në krye tëKuvendit të Talat Xhaferit është bërë më e lehtë avancimin e shqiptarëve nëpostet drejtuese në Maqedoni dhe se maqedonasit kanë besim se shqiptarët dinë tëudhëheqin.

Zekirja Mexhiti: Zgjedhja në krye të Kuvendit të Talat Xhaferit e ka bërë më të lehtë avancimin e shqiptarëve në postet drejtuese në Maqedoni. Shqiptarët e kanë ndryshuar atë bindjen se nuk dinë të udhëheqin. Ministria e Financave është marrë nga një shqiptar dhe pritet me optimizëm. Shqiptarët shihen edhe si njerëz të aftë që mund të kryejnë çdo pozicion, qoftë edhe për të menaxhuar arkën e shtetit. Po ashtu, shqiptarët për herë të parë do të menaxhojnë diplomacinë, duke bërë që të kemi 3 ministra të jashtëm në Ballkan. Z. Osmani e pret një punë shumë e madhe në lidhje me hapjen e negociata.

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti