Kosove: Tre vëllezër humbin jetën nga COVID-19 brenda një muaji
Tre vëllezër nga Kosova humbën jetën brenda një muaji, pasi nuk arritën të fitonin betejën me koronavirusin.
Dramën në familjen Ymeri e bëri të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati përmes një postimi në facebook.
Deri tani COVID-19 i ka marrë jetën e 457 qytetarëve në Kosovë.
Postimi ne facebook
Ferat Ymeri
Murat Ymeri
Berat Ymeri
Tre vëllezër, kusheri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur.
Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt.
Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre.
Pushoni të qetë kusho!