Shifra të larta në Kosovë: 10 viktima dhe 111 raste të reja me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2020, 15:15
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 111 raste të reja me COVID-19.
Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 448 mostrave.
Numri i përgjithshëm personave që kanë vdekur me koronavirus në Kosovë ka arritur në 467.
Komuna me më së shumti raste të reja me COVID-19 është Prishtina, përkatësisht në këtë komunë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus.
Që prej 13 marsit, kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më 23 gusht, në Kosovë janë 12,448 janë infektuar me koronavirus.
Prej tyre, 8,505 pacientë janë shëruar dhe 3,476 raste vazhdojnë të jenë aktive.