Kosovë: LDK deklaron se posti i presidentit i takon atyre

Në takimin e së hënës ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar pritet të diskutohet edhe posti i presidentit. Në LDK nuk tundohen nga presioni i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, por thonë që posti i të parit të shtetit duhet t’u takojë atyre. në një intervistë për Kosova Pres, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se në takim do diskutohet edhe qasja e qeverisë karshi dialogut me Serbinë.

Nëtakimin e së hënës ndërmjet partnerëve të koalicionit qeveritar pritet tëdiskutohet edhe posti i presidentit. Në LDK nuk tundohen nga presioni i kreuttë AAK-së, Ramush Haradinaj, por thonë që posti i të parit të shtetit duhet t’utakojë atyre. Një deklarim të tillë për KosovaPress e ka thënë Sekretari i Përgjithshëmi Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi i cili tha se në takimin e tëhënës temë diskutimi  do jetë edhe qasjae qeverisë karshi dialogut me Serbinë.

''Kemi parë deklarata ndoshta që shumë shpesh kanë marr edhe vëmendje mediatike qoftë liderit të AAK-së, qoftë të tjerëve qoftë edhe për pozita të ndryshme për mbarëvajtje të koalicionit ose qasjen e qeverisë karshi dialogut e kështu me radhë. Ideja është që të ulen mes krerëve të partive. Është dashur që takimit të mbahet të premten, por njëri nga liderët nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, prandaj është shtyrë për të hënën. Thjeshtë një takim i cili do t’i trajtojë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe mënyrë e dialogut edhe çështjen e presidentit. Nuk është diskutua asnjëherë se cilës parti duhet t’i takojë, por unë besoj që edhe LDK-ja si një parti shtet-formuese e cila ka dhënë shumë për vendin edhe i ka numrat në Kuvend dhe besoj që edhe LDK-së mund t’i takojë posti i presidentit”.

Lidhurme deklarimet që LDK-ja po kërkon përfshirjen e PDK-së në Qeveri, Abrashi thase ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Madje ai thotë se as nuk janëtakuar.

''Ende nuk ka asgjë konkrete, nuk është diskutuar rreth kësaj ..Nuk ka që ka pasur takime, kam lexuar nëpër medie që ka pasur takime edhe në jug të Shqipërisë  nuk qëndrojnë. Prandaj, ne kemi një qeveri që është funksionale, një president që po e ushtron funksionin e tij dhe gjithçka duhet të shihet në këtë kuadër”.

Dukedeklaruar se  beson që kjo iniciativë nukdo ketë sukses, Abrashi thotë se një veprim i tillë nga ana e LVV-së ka qenëvetëm sa për të marr vëmendje në skenën politike.