Greqia fillon manovrat ushtarake në Mesdhe
Tensioni në Mesdheun Lindor pritet të arrijë kulmin këtë javë pasi Greqia ka njoftuar fillimin e manovrave ushtarake në juglindje të Kretës. Në këto manovra do të përfshihet flota detare dhe ajo ajrore. Ndërkaq, me qëllim rifillimin e dialogut midis dy vendeve, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas do të vizitojë të martën Athinën dhe Ankaranë.
Greqia njoftoi të hënën fillimin e manovraveushtarake me përfshirjen e marinës dhe të forcës ajrore në rajonin e MesdheutLindor, në një njëjtën zonë ku Turqia po kërkon për naftë dhe gaz.
Autoritetet thanë që manovrat do të fillojnëtë martën në juglindje të ishullit grek të Kretës dhe do të përfundojnë tëenjten.
Në këtë zonë Turqia ka dislokuar një anijekërkimore të shoqëruar nga anije luftarake që hulumton terrenin nënujor nëkërkim të naftës dhe gazit. Ankaraja ka paralajmëruar se aktivitetet e anijesOruç Reis do të vazhdojë deri më 27 gusht.
Më 21 gusht, presidenti, Recep Tayyip Erdogan,tha se Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub gaz natyror në gjirin eDetit të Zi.
Qeveria turke kundërshton pretendimet eGreqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku po zhvillon kërkimet anija, dukeargumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në përcaktimin e kufijve detarëmidis vendeve.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanëmbështetur deri më tani Greqinë në mosmarrëveshjen mes dy anëtarëve të NATO-s.
Ndërkohë në negociatat midis Athinës dheAnkarasë është përfshirë drejtpërdrejt Gjermania.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas do të vizitojëtë martën Athinën dhe Ankaranë në përpjekje për të rifilluar bisedimet midiszyrtarëve të lartë grekë dhe turq, një nismë që filloi në korrik, por u prishnga Turqia disa javë më vonë, kur Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen epërcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike.