Çmimet Bafta, triumfon mini-seriali “Chernobyl”, Idris Elba rrëmben çmimin special
Çmimetbritanike të kinematografisë “Bafta” u ndanë mbrëmjen e së premtës në një ceremonivirtuale. Si filmi më i mirë, me disa çmime u vlerësua miniseriali “Chernobyl”ndërsa Idrsi Elba fitoi trofeun special “Bafta”. Eventi u zhvillua pa praninëne yjeve dhe spektatorëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Akademia Britanike e Filmit dhe Arteve ka ndarëçmimet për prodhimet më të mira kinematografike për vitin 2020.
Por ndryshe nga herët e tjera, ceremonia ështëmbajtur virtualisht për shkak të pandemisë, ndërsa fituesit e pranuan çmimin “Bafta”nga shtëpitë e tyre, duke përshendetur publikun me anë të videomesazheve.
“Chernobyl, i realizuar dhe transmetuar në HBO,triumfoi duke rrëmbyer disa çmime për realizimin dhe aktorët protagonistë.
Mini-seriali ka në qendër të ngjarjeve një ngakatastrofat më të mëdha të shkaktuara nga njeriu dhe gjithë sakrificat e bërapër të shpëtuar Evropën nga kataklizma.
Ndërsa "The End of the Fucking World" uvlerësua me çmimin e serialit më të mirë dramë.
Në radhët e aktorëve, Jared Harris fitoi cmiminaktori më i mirë në rol kryesor për performancën e tij në dramën “Chernobyl”,ndërsa Glenda Jackson u shpall aktorja më e mirë femër për rolin e saj në filmin“Elizabeth is Missing”.
Një nga çmimet kryesore të mbrëmjes dhe çmimispecial BAFTA shkoi për aktorin Idris Elba. Ndërsa kategorinë e aktorëvembështetës fituan Naomi Ackie dhe Will Sharpe.
Çmimet britanike të kinematografisë “Bafta” qëkonsiderohen thuajse si homologe të atyre Oskar në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës u prezantuan nga komediani britanik Richard Ayode.