Budina kërkon leje nga Rama për një shfaqje në truallin e Teatrit: S'i thashë Veliajt, se nuk merrem me kriminelë

Një shfaqje mbi gërmadhat e Teatrit Kombëtar. Kjo ide kërkohet të realizohet nga regjisori, Edmond Budina. Ai i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur, ku i kërkon leje për të dhënë një shfaqjë në traullin që tashmë është shesh ndërtimi. Së bashku me kërkesën, Budina fton edhe Kryeministrin të shohë shfaqjen e tij. Megjithatë Budina është i ndërgjegjshëm se nuk do të marrë një përgjigje pozitive, ndaj kërkesën ia drejton kujtdo që ka mundësi të vërë në dispozicion një hapësirë për shfaqen e përgatitur prej tij.

Ndryshe nga herët e tjera kushfaqja e tij për mediat ka qenë për padinë e radhës të depozituar në SPAK përshembjen e Teatrit Kombëtar, dalja e sotme e regjisorit dhe aktorit, EdmondBudina kishte tjetër qëllim, të bëri art.

"Ju kërkoj të më lejoni të jap një shfaqje nëtruallin e teatrit Kombëtar që për qytetarët ka qenë konsideruar përherë njëhapësirë lirie".

Kërkesën ja drejtoikryeministrit Rama, duke i dhënë edhe garancitë.

"Ju siguroj se nuk do të ketë eksploziv, molotov,armë por vetëm art. Shfaqja do të jetë konform rregullave dhe protokollit të përcaktuarnga Ministria e Shëndetësisë për Covid".

Kërkesën për leje e shoqëroidhe me një ftesë për të parin e qeverisë.

"I kam bërë një kërkesë kryeministrit të ShqipërisëEdi Rama, pasi ai më uroi shërim të shpejtë, unë u shërova, nuk e  di nëse kam qenë i sëmurë. Dua ti përgjigjemme art. Si qytetar që nuk e dëshiron dhunë dhe do të shmangë përplasjen meforcat paramilitare, të tillë i konsideroj të gjithë ata që veshin uniformën epolicisë pa numër identifikimi, ju kërkoj atë hapësirë publike të lirë me qëllimqë të bëhet art. Nëse është në rutinën tuaj të kontrolloni më parë tekstin,konceptin regjisorial jam i gatshëm t'ua vë në dispozicion. Nuk hezitoj t'juftoj të merrni pjesë në shfaqje".

Në rast të një përgjigjenegative, ai tha se do të kërkojë një hapësirë tjetër të lirë.

"Nëse kryeministri dhe kryetari i bashkisë Tiranëe kanë zaktuar këtë vend do të kërkoj një vend të lirë në këtë vend të japshfaqjen".

I pyetur se pse këtë kërkesënuk ja drejtoi Veliajt, tashmë që teatri është nën juridiksionin e Bashkisë,regjisori dha këtë përgjigje.

"Nuk e pashë të arsyeshme t'ja bëj këtë kërkesë Veliajt se pronari i Shqipërisë është kryeministri që i ndan tokat si do ai. Për më tepër kryetari i bashkisë ishte dora që shembi teatrin direkt, me kriminelë nuk dua të merrem. Ata që kanë shembur teatrin kanë bërë krim dhe nuk merrem me kriminelët. Ramës mund ti çoj dhe një kërkesë zyrtare. Por sot  shkresat nuk funksinojnë, qëndrojnë në sirtare. E pashë si më erdhi shkresa për Covid. Këta çdo gjë e zgjidhin përmes facebook. Shumë pak shkresa shoh, dhe marrëveshjet i kanë pa shkresa. Por nëse e duan një shkresë mund ta çojë".

Shfaqja me titull “Profeti i kokoshkave” i shkruarnga regjisori Edmond Budina, sjell një personazh për publikun, i cili paraqetrealitetin e Shqipërisë në këto kohë covidiane, por ndërkohë që çdo gjë ështëgati, shfaqjes i mungon vetëm skena.