Shqiptarët mes Lindjes e Perëndimit, punimet e Simon Rrotës ekspozohen pas 40 vitesh

Punimete Simon Rrotës, rishfaqen për artdashësin në ekspozitën e parë në Shkodër paspandemisë së koronavirusit.  Kuratorëtkanë përzgjedhur vepra të viteve të para të pas çlirimit kohë kur Shqipëriapozicionohej mes Lindjes e Perëndimit.

 “Simon Rrotame "zanat" dhe shqiptarët mes lindjes e perëndimit!"

Nën këtë titull vjen në Galerinë e Arteve në Shkodërekspozita e parë pas pandemisë së koronavirusit.

Janë punime që rishfaqen pas afro 40 vitesh mekarakter etnografik, të cilat autori Rrota i realizoi në vitet e para pasçlirimit, periudhë kur shoqëria jonë po pozicionohej diku mes lindjes mekarakter perendimor.

Zgjedhja e bërë nga ideatorët e kësaj ekspozite kaedhe një të veçantë që përball publikun me këto imazhe, duke krijuar lidhjenpor edhe diferencën mes të sotmes dhe të djesshmes.

Kjo është një ekspozitë që fare mirë mund tëshërbejë edhe për fushën studimore.

Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 10.00deri në orën 13.00 për publikun, duke respektuar rregullat e distancimit fizikdhe përdorimit të maskës.