Natë artistike me piktoren Adriana Puleshi
Nuk kam shumë fjalë për të thënë Adi, është arti yt që thotë gjithçka. Je nje artistedhe mbi të gjitha një njeri me vlera të rralla, me atë modesti që vetëmartistët e lindur dinë ta përcjellin.
Dëgjova intervistën tënde dhe nuk kisha dyshim që do ishe po ajo Adi që kaluamvitet e Akademisë, ashtu e matur për çka nxjerr nga goja, e thjeshtë dhe mekëmbë në tokë, por me artin në lartësi.
Artin e madh e bëjnë vetëm ata artist që kurrë nuk kënaqen me çkakanë krijuar dhe kur nuk flasim për artin e tyre. Ata vetëm kërkojnë e kërkojnë përsosmërinë në pafundësi derisajanë në jetë.
Të pyetën; A e ke arritur atë çka t’i kishe siqëllim në artin tënd...përgjigja jote ishte ashtu siç unë të njoh; - nuk e di a ja kam arritur qellimitakoma, sepse jam shumë kërkuese, nuk kënaqem kurrë.
Kur pyetet nje pseudoartist delirant siç dhejanë përhapur shumë këto kohët e funditdo të thoshte; “Jam artist i madh me famë botërore”.
Artistët si ty nuk delirojnë sepse kanë Art.
Delirimet po i shohim çdo ditë tek ata që nukkanë asnjë lidhje me artin por abuzojnë pa mëshirë me të.
Artistët si ty nuk manipulojnë kurrë siç po ndodh rëndom nëpjesën më të madhe të artit shqiptar.
Artistët si ty kanë ngelur shumë pak.
Jemi tëmalluar për këtë lloj arti që na emocionon dhe që na jep shpresa se nuk kavdekur akoma shpirti i ndjeshmërisë dhe vlerave krijuse.
E lumtur që të kam mike ndër dekada. Krenareqë ndjek artin tënd me ato ngjyra që vetëm ti di ti “përleshësh” me aq harmonidhe ajo që mua më ka bërë gjithmonë kurioze është misteri që kanë në thellësinë e tyre.
E lumtur që në muret e shtëpisë sime ti jegjithmonë prezente.
Të flasësh për ty nuk mjafton kurrë një shkrimpor ditë e netë.
Arti i sinqertë është pasqyra me ideale e shpirtit të atij artisti që e krijon atë. Ti je një nga ato artiste, ku në të gjitha tablot e tua kanë shpirtin dhe fuqinë tënde krijuese me punën e pandalur, me çantën e bojrave dhe penelave në krah dhe telajon në krahun tjetër gjithmonë në lëvizje për punë dhe duke punuar për artin tënd magjik në thjeshtësinë tënde njeri.
