Korçë: Drogë në vend të kafes" në filxhanet e lokalit në Pazarin e vjetër

Një lokal në zonën e Pazarit të vjetër në Korçë ishte shndërruar në një bazë për përdorimin dhe blerjen e lëndë narkotike.

Gjatë ndërhyrjes policia sekuestroi 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike. Droga mbahej në filxhanet e kafesë.

Në pranga u vunë Ksina Zaçellari, 18 vjece dhe  Hajredin Telo, 31 vjeç të cilët kishin marrë në përdorim ambientin në zonën turistike dhe e kishin vënë në funksion të veprimtarisë së paligjshme shpërndarjes së drogës.

Policia eKorcës thotë se kishte siguruar informacione për përdorimin e lëndëve narkotikenë  lokalin që ishte marrë në përdorimnga dy të rinjtë, ndaj edhe organizoi operacionin “Pazari”

Verifikimete metejshme zbuluan se dhe një punonjesë të paregjistruar në skemën esigurimeve.

Ndaj dy të rinjve u ngritën akuzat  “prodhim e shitje narkotikësh, përshtatja ambienteve për përdorim droge dhe punësim i paligjshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=BzhCdXE3SFE