Korçë, plagosi një person me thikë, prangoset 18-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2020, 21:22
Plagosime thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autorii dyshuar i ngjarjes.
Ngjarjaka ndodhur rreth orës 20:30 në Korçë gjatë një konflikti për motive të dobëta.
“Më datë 23.08.2020, rreth orës20:30, Policia ka marrë njoftim se në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të njëkëndi lojërash, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth18 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, icili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Policiaka mundur ta kapë dhe shoqëruar për në Komisariat të autorit të dyshuar tëngjarjes.
Grupihetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.