Fillimi i vitit shkollor, Pampuri: Masa e ministrisë së Arsimit amulli në letër, ka shkolla pa ujë e kushte
Në një intervistë përOra News, ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri tha se ministria e Arsimit nuk ështëe qartë në lidhje me protokollet e fillimit të vitit të ri shkollor.
Pampuri u shpreh seka shumë shkolla që nuk i përmbushin dot kushtet e higjienës, pasi kanë mungesëuji të rrjedhshëm.
Oriola Pampuri: Nuk dihet nëse do të ketë një sistemsurvejance për fillimin e shkollës. A do të ketë kite dhe tamponë të shpejtë? Ministrianë raport me protokollet nuk ishte e qartë. Mund të ketë fëmijë që vjen nëshkollë dhe nuk ka shenja të qarta të Covid-19, por mund të jenë mbartës dhe tashpërndajnë te shokët dhe familja. Gjermania diti ta menaxhojë më mirë se sa nesituatën, por sot po përballet me një situatë të rënduar të shkollave. Kemi qindramësues dhe nxënës që janë të karantinuar pasi nisi shkolla në Gjermani. Pra, duhettë kemi parasysh një strategji më të mirëmenduar dhe të detajuar.
Nuk është çështja e maskave, e higjienës dhedezinfektimit të duarve, por edhe këtë nuk e arrijmë dot se ka shkolla pa ujëdhe kushte. Ka shkolla që janë shembur nga tërmeti. Si do të procedohet me këtoraste. Ministria e Arsimit nuk ka reaguar për këto raste. Ka shumë shkolla qëkanë problematika të mëdha për ujë të rrjedhshëm dhe kushte. Mua më habit faktiqë për 3 muaj në pandemi nuk u morën masa për këtë situatë. Tani nuk mjaftojnë 2javë për të plotësuar këto kushte. Ne si prindër e kemi primare sigurinë. Nuk duamtë nisë një fazë e re me të infektuar.
Pampuri shtoi semasat nuk janë reale, por vetëm në letër dhe se i gjithë procesi i fillimit të shkollësështë një amulli.
Oriola Pampuri: Këto masa janë një amulli sepse nuk kemi diçkareale, kemi vetëm masa në letër. Në shumë shkolla periferike ose në zonarurale, nuk kanë mundësi për të përballuar këto masa. Gjermania është përballurme një vështirësi të tillë sot. Unë di që ne kemi klasa me 40 nxënës. Si do tëndahet klasa, si do të zhvillohet mësimi? Është shumë e rëndësishme që të dimëse si do të jetë ky proces. Prandaj them që kemi në situatë amullie. Prindërit duanqë fëmijët e tyre të kthehen në shkollë, por duan të jenë të qartë për kushtete sigurisë për virusin.