Aksident në aksin Qafë Thanë-Pogradec, plagosen 2 persona
Një aksident u shënua pasditen e kësaj tëdiele në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmlisht tek kryqëzimii njohur si rruga e Çervenakës.
Dy mjete janë përfshirë në një përplasje të fortë e krahas dëmeve të shumta materiale ka shkaktuar edhe plagosjen e njerit prej drejtuesve të mjetit (Ford) i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup dhe një pasagjereje 65-vjeç.
"Më datë 23.08.2020, rreth orës 17:00, në afërsi të fshatit Memlisht, janë përplasur mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. K., banues në Tiranë dhe mjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin E. M., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Memlisht. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, si edhe shtetasja L. K., rreth 65 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip "Volkswagen", të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenënjë parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, pas përplasjes kokë më kokë mjetitip Ford ka kaluar trafikndarësen duke përfunduar në derën e një dyqani.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ngritigrupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i cili mund të kishtepërfunduar me pasoja të rënda referuar përplasjes që kish ndodhur.
