Kujdes kush kthehet nga plazhi, fluks automjetesh, policia në rrugë për shkelësit

Pas plazhit, vijon kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë.

Policia bën me dije se në të gjitha aksetrrugore nacionale ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm. Deri tani nuk kapengesa apo bllokim të lëvizjes. Në disa akse apo segmente fluksi ështëautokolonë.

Në të gjitha akset rrugore nacionale PoliciaRrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe tëshërbimeve civile në patrullim, si dhe po monitoron me dronë parakalimet egabuara dhe me  radarë shpejtësinë tejnormave të lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndërkohë, policia ka vënë edhe ndëshkime, ku derinë këto momente në të gjitha akset rrugore nacionale janë evidentuar 31drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëveiu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masëadministrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 197 drejtues mjetesh qëkanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërëshkak për aksident rrugor.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore nëtë gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apomanovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 24 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, kupas alkooltesteve ka rezultuar se 11 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin ealkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.25 mg/l deri në 0.44 mg/l, tëcilëve u është pezulluar leja e drejtimit.

Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjithaakset rrugore  janë vendosur 234 masa përpërdorim të celularit, 79 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 36masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit emjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhekufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhetë përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternativenë rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në KomisariatinDixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke ukthyer në rrezik për aksidente rrugore.