Selita e braktisur, banorët: Bashkia e Tiranës bën vetëm show

Pak ditë më parë, Ora News publikoi mungesën ekopshteve dhe çerdheve në zonën e Selitës, por edhe problemet në infrastrukturënrrugore të dëmtuar

Përkundrejt kësaj situate kryetari i bashkisësë Tiranës në rrjetet sociale deklaron se kësaj zone nuk i mungon asgjë dhe sepo investohet.

Gjendja e rrugëve tregon qartë nëse Bashkia eka kthyer ndonjëherë vëmendjen në këtë lagje..

Banorët e zonës thonë se po punohet vetëm përfasadë...

“Ajo ështëcopë-copë, keq puna.”

“Keqpuna, shpresojmë të bëhet më mirë.”

Ndërsa disa kujtojnë periudhën se kur ështëinvestuar në këtë lagje.

“Kurishim kalamaj lëviznim me çorape, tani shih si është bërë.”

Por edhe në rrugët ku duket se ështëinvestuar, punimet kanë qenë sipërfaqësore.

Banorët gjithashtu ankohen edhe për mungesën eujit të pijshëm i cili rrjedh në çezmat e tyre vetëm disa minuta në ditë.

“Gjysmëore vjen në mëngjes dhe gjysmë ore në darkë.”

Për fëmijët problem mbetet mungesa e njëhapësire për tu argëtuar.

“S’kemi hapësira.Luajmë te shkolla.”

Ndërkohë që bashkia krenohet për investimet,qytetarët thonë se i shohin vetëm në televizor por jo në realitet.

“Pariparuar janë, fillojnë dhe nuk i mbarojnë, nuk janë ato që dëgjojmë nëtelevizor.”

Por nëse shtirmi i rrugëve duket se është njëinvestim i madh për bashkinë, kjo e fundit minimalisht duhet të kujdeset përpastërtinë në këtë lagje.