Lulet "preken" nga pandemia, tregtimi i tyre 50-70 % fitim më pak se një vit më parë

50 deri në 70 për qind me pak fitim se një vit më parëraportojnë pronarët e bizneseve të luleve që pandemia Covid-19 nuk e kakursyer. Tregtarët e tyre thonë se ndalimi i dasmave apo i festave me numër tëlartë pjesëmarrësish janë gjithashtu shkaktarët e uljes së fitimit, por edhepasiguria ekonomike që i ka bërë njerëzit të dhurojnë lule në raste shumë të veçantë.

Ashtu si gjithë bizneset e tjera dhe ai i luleve duket se ka marrë njëgoditje serioze.

Tregtuesit e tyre thonë se biznesi ka pësuar humbje të ndjeshme të tëardhurave për shkak të pandemisë, duke shënuar një ulje me 50-70 për qind mëpak fitim se e njëjta periudhe e një viti më parë.

Dasmat janë aktivitetet kryesore që po i ndihmojë këto biznese, porkufizimi i tyre ka sjellë ndikim negativ edhe te këto biznese pasi kush bën njëceremoni dasme zbukuron me lule vetëm makinën e çiftit.

“Ka më shumë se 50-70 % rënie. Shumicae dasmave janë anuluar. Edhe ata që bajun dasma bëjnë vetëm buqetën.”

Dyqanet e luleve më së shumti po funksionojnë me buqetat dhuratë kryesishtpër ditëlindje, ndërsa porositë më të veçanta mbeten ato të buqetave me 100 apomë shumë trëndafila.

“Buqetat e veçanta janë ato qëdhurohen, kryesisht nga partnerët që ua bëjnë vajzave.”

Dyqanete luleve qëndruan rreth 2 muaj të mbyllura për shkak të pandemisë, çka ishkaktoi dhe këtij biznesi dëm ekonomik ku përveç xhiros dhe fitimit tëmunguar, bimët ekzistuese që ndodheshin në dyqane u dëmtuan pjesërisht ose uthanë.