Lamtumirë Anton Krosaj: Aktori i humorit përcillet me duartrokitje nga oborri i ''Migjenit''
Në Shkodër iu dha lamtumira e fundit aktorit Anton Krosaj që u nda nga jeta në moshën 54-vjecare! Pandemia ndalon homazhet, ndaj kolegët e bashkëpunëtorë e përcollën me duatrokitje në ndalesën e fundit para teatrit Migjeni!
Në skenën ku u ngjit për 17 vite nuk mundën t’i jepninlamtumirën siç do ta kishte merituar, pasi pandemia i ka bllokuar të gjithaceremonitë.
Por duartrokitjen e fundit kolegët dhe bashkëpunëtorëtndër vite ja dhanë në oborrin e teatrit “Migjeni”, shtëpisë së dytë të aktoritAnton Krosaj.
Ikja e parakohshme e tij si pasojë e një sëmundje tërëndë i ka pikëlluar kolegët dhe miqtë me të cilët ndau momente të shumta jovetëm në skenë si aktor, por edhe në jetën e përditshme.
Zef Deda, Mjeshtër i Madh: ''E dashuroi aq shumë artin, skenën. Na gëzoi zemrat të gjithëve, por na hidhëroi, shkoi shumë shpejt.''
Rita Gjeka, drejtoreshë e teatrit “Migjeni”: ''Dhimbja është shumë e madhe sepse e para ishte i ri, kishte shumë për të dhënë. Së dyti, kur nuk je në gjendje ta nderosh ashtu siç e meriton.''
Arben Mazi, producent: ''Kjo është një fatkeqësi e madhe për Shkodrën por edhe për të gjithë Shqipërinë.''
Anton Krosaj mbylli sytë në moshën 54-vjeçare, ndërsavuante nga një sëmundje e rëndë!