Protestë kundër dhunës seksuale: Ema Andrea çon në Shkodër shfaqjen ''Lojra në oborrin e pasëm''

"Lojra në oborrin e pasëm", shfaqja protestë kundër dhunës seksuale u shfaq në Shkodër. Udhëheqësja Artistike, Ema Andrea , thumbon aty reagimin e shoqërisë shqiptare, që pas çdo abuzimi seksual fajin ja lë viktimës.

Përmes artit të mbajmë gjallë debatin kundër dhunësseksuale!

Me këtë ftesë të Ema Andreas, një grup aktorësh tërinj nga qytete të ndryshme e përcollën në Shkodër përmes aktit teatral"Lojra në oborrin e pasëm".

Një performancë me një temë sa provokative aq dhethumbuese për mosreagimin e shoqërisë sone ndaj dhunës dhe ngacmimeve seksuale.

Aktorja Ema Andrea që udhëhoqi punën me të rinjtë ecilëson të rëndësishëm mesazhin e veprës edhe për shkak të ngjarjeve qëshoqëria shqiptare ka përjetuar muajt e fundit.

Ema Andrea, udheheqese artistike: ''Mos të rreshtimluftën kundër abuzimeve seksuale dhe mbi të gjitha, edukimin e adoleshentëve,mbi rriskun që sjell një lojë e mbrapshtë.''

Vetë aktorët që erdhën në skenën e hapur me pjesën qëi përngjan realitetit e pranojnë se ajo që përcjellin është e rëndësishme,sidomos për të rinjtë.

Artemisa Kusi dhe Ermir Hoxha, aktorë: ''Kur kam parë lajmet në fillim për ngjarjet në Shqipëri, kam qenë shumë e nevrikosur, dhe thjesht doja të bëja diçka, doja që zëri im të dëgjohej. Ka ardhur në një moment shumë të duhur vepra, pasi është një çështje aktuale ajo që ne prekim sot.''

Në qendër të vepres është përdhunimi i njëadoleshenteje në oborrin e pasme dhe gjyqi publik që i bëhet asaj.

Por, regjisorja e ka aktualizuar duke ndalur edhe tektrajtimi, që u bëhet këtyre ngjarjeve edhe në shoqërine tonë.