Bjellorusi: Qytetarët kundër regjimit, Lukashenko jo dialogut me opozitën

Protestat për largimin e presidentit bjellorus, Lukashenko, po hyjnë në javën e dytë. Kreu i shtetit thotë se ai i fitoi zgjedhjet, ndërsa opozita apelon për shumëfishimin e revoltës qytetare.

Qytetarët bjellorusë vazhdojnë për gati dy javëprotest ën e tyre për zgjedhje t ë reja, të lira dhe t ë ndershme, pa udhëheqësine shtetit, Aleksandër Lukashenko.

Nj ë zinxhir personash të kapur për duarshdemonstruan për viktimat e dhunës nga regjimet.

Marshimi nisi me rrethinat e kryeqytetit kudikur banor ët u ekzekutuan nga diktatura sovjetike, p ër t'u zgjatuar n ëbrend ësi t ë Minskut n ë qendr ën e paraburgimit ku jav ën e kaluar u shoqëruanme mijëra të rinj e të moshuar në vazhdën e protestave antiqeveritare.

Shumë prej tyre u liruan më vonë, por pa i shpëtuardot dhunës policore.

"Pesë persona dihet që kanë vdekur. Për80 të tjerë nuk ka informacion as se ku ndodhen. Nuk mund të rri në shtëpi,prandaj vij këtu, të shpreh solidaritetin dhe zemërimin tim."

"Jemi këtu për të kujtuar ata që vuajtënregjimin dhe për të treguar se duhet të qëndrojmë të bashkuar."

Në garën presidenciale të 9 gushtit,Lukashenkoja doli fitues me 80 për qind të votave, por rezultati u kontestuanga opozita dhe nga aktorë ndërkomb ëtarë, si BE-ja dhe SHBA-ja.

Rivalja opozitare, Svetlana Tikanovskaja, earratisur në Lituani sapo filluan protestat, apeloi për ashpërsimin e revoltëspopullore që pushtetit 26-vjeçar të Lukashenkos t'i vijë fundi.

"Nuk duam të jetojmë më mes frikës dhe gënjeshtrave.Duam ato që kanë të gjithë njer ëzit në bot ë, të drejtën për të jetuar, për tëmos u rrahur rrug ëve, të drejtën për të mos u dënuar pa gjyq dhe të drejtën përzgjedhje të ndershme, transparente dhe të drejta."

Lukashenko synon të nisë mandatin e gjashtë nëpresidencën bjelloruse, por Bashkimi Europian tha të mërkurën se nuk e njehfitoren e tij.

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit përndëshkimin e zyrtarëve që kanë pasur rol në manipulimin e zgjedhjeve t ë funditdhe në dhunimin e qytetarëve në protesta, presidenti 65-vjeçar thotë se nuk  pranon dialog me opozitën dhe se Perëndimiduhet të shohë problemet e veta.