Mamaja me 6 fëmijë zbret nga avioni se vajza 2 vjeçe refuzoi të mbajë maskën

Nëna dhe gjashtë fëmijët e saj ditën e mërkurë pësuan njësituatë të sikletshme. Ata kishin shkuar në aeroport,  mirëpo jo çdo gjë shkoi ashtu sic e kishinmenduar.

Në momentin që avioni do të ngrihej në fluturim vajza 2vjeçare e Chaya Bruck, refuzoi të vendoste maskën dhe kjo shkaktoi debat me përgjegjësite sigurisë.

"Ishte jashtëzakonisht tramatizuese për mua dhefamiljen time"- tha ajo në një intervistë të dhënë për ABC News.

Bruck tha që u përpoq disa herë që tja vendoste maskënvajzes së saj të vogël, Dina, por ajo refuzonte ta mbante atë.

Përgjegjësit e sigurisë së avionit insistuan që mos e lejoninBurck dhe fëmijët e saj të hipnin në avion pasi rregullat e kompanisë janë tëpadiskutueshme dhe toleranca është zero.

Pasagjerët e tjerë që ndodheshin në avion u përpoqën që edheBruck me fëmijët e saj të hipnin në avion.

" Të gjithë pasagjerët ishin lart duke bërtitur  që nuk është e drejtë, mos ja bëni këtë asajnëne"- tregoi pasagjeri Anny Taveras. Pas disa minutash diskutimi avioni përfundimishtu ngrit në fluturim pasi të gjithë ranë dakort për  një plan.

Linjat ajrore vazhdojnë të bëjnë masat më të forta, madje kanë ndaluar pasagjerët të cilët nuk irespektojnë.

Shumë linja ajrore kryesore kërkojnë që çdo fëmijë i moshës2 vjeç e lart të vendosë maskë në fytyrë, pasi vetëm kështu ai mund të hipë nëavion.