Kalifornia mes flakëve: 6 të vdekur, 300 mijë hektarë të djegur dhe 500 banesa të shkatërruara
Zjarret në shtetin amerikan tëKalifornisë kanë djegur deri tani mbi 300 mijë hektarë tokë e pyje dheautoritetet ende nuk po mundin t'i kontrollojnë.
Të paktën gjashë banorë raportohen tëkenë humbur jetën, më shumë se 500 shtëpi e godina të tjera janë rrënuar dhembi 175 mijë veta janë detyruar të evakuohen.
Në terren gjenden mbi 12 mijë zjarrfikës,por guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom, të enjten apeloi Australinë dheKanadanë t'i vijnë në ndihmë forcave të shtetit pasi beteja disa javore me flakëtmasive i ka stërlodhur ata.
"Vatrat janë përqendruar më sëshumti në Kaliforninë Veriore, dhe kjo është sfida më e madhe. Situatën e përkeqësuanrreth 12 mijë vetëtimat që na ranë së fundmi në harkun e 72 orëve. I kemi bërëthirrje Kanadasë për mbështetje, dhe njësoj si në 2017-n do vlerësonim edhendihmën e zjarrfikësve nga Australia, që shquhen ndër më të mirët në botë."
Në shtetin jugperëndimor të SHBA-së,mbeten rreth 560 vatra aktive, kryesisht në zonat e largëta malore jugore dhelindore të San-Franciskos.
Dy prej tyre konsiderohen ndër 7 dhe 10më të mëdhatë në historinë e vendit, dhe guvernatori Njusom i ka kërkuarpresidentit Donald Trump të shpallë gjendjen e katastrofës madhore.
Një ditë më parë, retë e tymit dhe hiritqarkulluan me qindra milje në brendësi të qyteteve, duke e bërë edhe më të rëndëpërballimin e një vale të nxehti që ka goditur vendin.
Në mesin e gjithë krizës natyrore, Kalifornia raporton më shumë se 650 mijë të prekur nga koronavirusi, që sipas ekspertëve vendas, tashmë me ajrin e ndotur dhe të nxehtin ekstrem janë më të rrezikuar, veçanërisht të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet respiratore.


