Lejohet fluturimi i Navalnyt në Gjermani, dyshohet se kreu i opozitës ruse u helmua udhëtonte me avion
Pas presionit ndërkombëtar, mjekët rusë lejuan transportimin e kreut tëopozitës Alexei Navalny në Gjermani për kurim. Ai dyshohet se u helmua ndërsaudhëtonte me avion. Navalny është një prej aktivistëve më të zëshëm kundërkorrupsionit dhe një kritik i presidentit Vladimir Putin.
Pas presionit ndërkombëtar, mjekët rusë që trajtojnë kreun e opozitës dhekritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, ndërruan mendje dhe rënë dakord talejojnë atë të transponohet me avion sanitar drejt Gjermanisë.
Më parë mjekët e qytetit siberian Omsk, insistuan se Navalny ishte shumë isëmurë për t'u shpërngulur. Përkrahësit e tij dyshojnë se Navalny u helmua dheakuzojnë autoritetet se po përpiqen ta fshehin krimin.
"Gjendja e pacientit është e qëndrueshme," citua mjeku AnatolyKalinichenko nga agjensia e lajmeve Interfax.
Më herët ekipi i zotit Navalny tha se qëndrimi në spitalin siberian do tëishte "vdekjeprurëse".
Nga Gjermania udhëtuan edhe mjekë për të parë gjendjen shëndetësore tëkreut të opozitës ruse dhe pas këmbënguljes së tyre mundën ta vizitojnë.
Mjekët Omsk thanë më herët se në trupin e aktivistit dhe opozitarit nukishte gjetur asnjë gjurmë helmi, ndonëse zyrtarët shëndetësorë treguan se nëlëkurën dhe flokët e tij ishin gjetur gjurmë të një lënde kimike industriale.
Mjekët përcaktuan të premten një diagnozë paraprake dhe thanë se Navalny,që tashmë ndodhet në koma, vuan nga një "çrregullim metabolik"shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak.
Nga Franca, presidenti Emanuel Makron kërkoi hetim të ngjarjes dhe propozoikurimin e Nalvanit, përpos azilit politik dhe mbrojtjes. Të njëjtën gjë ofroiedhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Kryeopozitari njihet në publikun vendës për denoncimin e autoritarizmit,manipulimet në zgjedhje dhe për zbulimin e rasteve të korrupsionit mes njerëzvetë ngushtë të presidentit Valdimir Putin.
Ai është burgosur disa herë nga autoritetet dhe për shkak të kësaj tëkaluare penale i është refuzuar kandidimi për president.