OKB kundër SHBA për rikthimin e sanksioneve për Iranin

Shumica e Këshillit të Sigurimit tëOKB-së vazhdon ta kundërshtojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përt'i rikthyer sanksionet Iranit për shkelje të traktatit antibërthamor.

Sekretari amerikan i Shtetit, MajkPompeo, njoftoi të enjten se vendi do rikthejë brenda 30 ditëve masat e vjetrandëshkimore kundër Teheranit, por 25 orë më pas, 13 nga 15 shtetet anëtare të Këshillitnë Kombet e Bashkuara iu kundërvënë formalisht Uashingtonit.

Aleatët si Britania e Madhe, Franca,Gjermania dhe Belgjika, përpos rivalëve si Kina e Rusia sqaruan se SHBA-ja nukka të drejtë ligjore të kërkojë sanksione për një marrëveshje në të cilën ajonuk është më palë.

Presidenti Donald Trump vendosi tërheqjennë vitin 2018 duke pretenduar se Teherani po vazhdonte të projektonte armë dhebomba atomike në kundërshtim me pikën bazë të dakordësuar në 2015-n.

"Pasi dështoi në tentativën për tabindur Këshillin e Sigurimit për embargon e armëve ndaj nesh, këtë herë SHBA-jasynon të aplikojë politikën e ashtuquajtur të presionit maksimal mbi OKB-në, Këshillindhe anëtarët e tij. Lëvizja e SHBA-së është shembull i pastër i abuzimit tëprocesit, shembull i bullizmit joligjor dhe politik," deklaroi diplomati iTeheranit në Kombet e Bashkuara.

Nga Brukseli, kryediplomati i BE-së,Xhuzeb Borel, deklaroi të premten pas telefonatës me homologun rus, SergejLavrov, se Bashkimi Europian si palë nënshkruese kërkon ta mbajë në fuqi marrëveshjen.

Ndër të tjera, delegatët e Kinës, Francës,Gjermanisë, Rusisë, Britanisë dhe Iranit pritet të takohen më 1 shtator për t'ukonsultuar për mënyrën si do vijohet me zbatimin e paktit.

Në arenën ndërkombëtare, në krah tëSHBA-së për sanksione ndaj Iranit ka dalë deri tani Izraeli dhe RepublikaneDomenikane, që është një nga vendet e Këshillit të Sigurimit në OKB.