Klubi italian shtyn fazën përgatitore, konfirmon 4 raste pozitive me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2020, 18:39
Kaljari raportohet se ka shtyrë fazënpërgatitore që do fillonte nesër, pasi 4 pjesëtarë të skuadrës kanë dalëpozitiv me Covid-19.
“Unione Sarda” zbulon se sulmuesi Kiril Despodov doli pozitiv, por ai është me pushime në Bullgari dhe do karantinohet atje.
Kështu të gjithë pjesëtarët e tjerë të ekipit i’u nënshtruan testimeve për koronavirus.
Nga këto testime edhe tre lojtarë të tjerë kanë dalë pozitiv me Covid-19.