PSG “fitore të çmendur”ndaj Atalantas, kualifikohet në gjysmëfinale të Champious League
Paris Saint-Germain ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.
Ndeshja e parë e ‘Final 8’ në Ligën e Kampionëve e zhvilluar nëEstadio da Luz të Lisbonës së Portugalisë, ka dhuruar lojë të bukur, aksion dhenjë fitues me triler në fund.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të PSG-së, pasi francezët krijuan më shumë raste, por ishte vetëm Atalanta që gjeti golin në minutën e 27 – të ndeshjes me një asis nga Duvan Zapata, Mario Pasalic ishte ai i cili coi topin në rrjetë.
PSG pati raste të mira me anë të Neymar, por braziliani nuk arriti të gjente rrjttën dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e klubit italian.
Pjesa e dytë nisi me një agresivitet dhe nervozizëm nga të dyjaskuadrat, të cilat morën nga dy kartonë të verdhë brenda dhjetë minutave lojë.
Megjithatë, befasimi erdhi në minutat e fundit ku PSG shwnoi dy gola Marquinhos në minutën e 90’ barazoi gjithçka 1-1, dhe ishte 31 vjecari Maxim Choupo-Moting i cili vulosi fitoren dhe kualifikimin e PSG në minutën e 90+ .
Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, PSG do të përballet me fituesin e ndeshjes RB Leipzig-Atletico Madrid.