Guardiola drejt largimit nga Mançester Siti? Agjenti i spanjollit sqaron gjithçka

Pep Guardiola zhvilloi një sezon zhgënjyes, duke mos arritur të fitojë as kampionatin në Premier Ligë si dhe nuk arriti as gjysëmfinalet e Championsit.

Eliminimi në Ligën e Kampionëve djeg më shumë pasi erdhi nga një kundërshtar modest si Lioni.

Pas atij eliminimi e ardhmja e Guardiolës tek Mançester Siti u vendos seriozisht në dyshim. Menjëherë u aludua një largim i Pep Guardiolës nga Mançester Siti.

Por këto zëra i ka hedhur poshtë agjenti i Guardiolës, Jozef Maria Orobitg. “Pep do të qëndrojë 100%”, ka thënë agjenti i Guardiolës.