Julian Ahmataj skanon Superioren: Kam oferta për sezonin e ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2020, 18:21
Trajnieri Julian Ahmataj analizoi performancen e klubeve në fushatën 2019 - 2020 në kategorinë Superiore .
Sipas tij verdiktet e sezonit ishin të drejta, gjithashtu ai foli edhe për të ardhmen e tij ku pranoi se është në bisedime edhe me skuadra nga Kosova .
Ahmataj deklaroi se teknologjia ka ndikuar ne rritjen e futbollit, për këtë temë ai tregoi eksperiencat e tij si trajner tek Tirana por edhe tek Luftëtari e Kamza.