Tare shpërthen ndaj Silvës: Kam respekt për të si futbollist, por jo si njeri
Drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tares nuk ika pëlqyer aspak sjellja e David Silvës.
Mesfushori spanjoll në mënyrë surprizë uzyrtarizua dje (17 gusht) tek klubi i La Ligas, Real Sociedad.
Një marrëveshje me Lacion u duk sikur ishtearritur, por papritur gjithçka mori një kthesë të pabesueshme.
Silva deri në ditët e fundit thuhej se kishtearritur marrëveshje me Lacion ku do përfitonte 4 milionë euro në sezon, porpapritur spanjolli nuk po i’u përgjigjej më telefonatave të Lacios.
“Sky Sport Italia” pretendon se Silva nuk i katreguar Lacios se ka nënshkruar me Sociedadin dhe se Tare zbulon se e ka mësuarvetëm kur klubi spanjoll lëshoi një njoftim zyrtar.
“Mësova për transferimin e David Silvës te Real Sociedadi”, tha Tare në një deklaratë zyrtare për uebsajtin e Lacios. “Unë kam respekt për Silvën si futbollist, por jo si njeri”, tha Tare.
? Nota del Direttore Sportivo Igli Tare
➡️ https://t.co/rgYieLoWth pic.twitter.com/O6bPsrN9jL
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 18, 2020