Historike, PSG kalon për herë të parë në finalen e Champions League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2020, 23:00
Paris Saint Germain është kualifikuar për në finalen e Champions League, dhe e arrin për herë të parë në histori këtë sukses.
Francezët mposhtën me rezultatin 3-0 , suprizën e këtij edicioni, gjermanët e RB Leipzig.
Ndeshja filloi në mënyrën më të mirë për parisienët, të cilën zhbollkuan rezultatin në minutën e 13-të me Marqiunios. Avantazhin e dyfishoi në minutën e 42-të, argjentinasi Angel Di Maria.
Kapitullimin e Leipzig e vulosi mbrojtësi spanjoll Juan Bernat në minutën e 56-të.
PSG tashmë pret finalistin tjetër, që do të dalë nga ndeshja e nesërme midis Lionit dhe Bajernit të Mynihut.