Kampioni i kërcimit për së gjati Izmir Smajlaj del me sukses pas operacionit në gju: Do i rikthehem pistës

Kampionii kërcimit për së gjati Izmir Smajlaj dalë me sukses pas operacionit në gju.

Lajmine ka bërë vetë me dije Smajlaj përmes një postimi në Facebook, ku falënderon edhedoktor Kenan Bayrakci dhe flet për një rikthim të shpejtë në pistë.

“Jam i lumtur qe me ne fund, ne duarte sigurta te mjekut Z. Kenan Bayrakci operimi përfundoi me sukses. Tani kamrikuperim e me pas do shihemi serish ne pistën time te zemrës!”

Rrethnjë muaj e gjysmë më parë, gjatë një seance stërvitore Izmir Smajlaj pësoi njëdëmtim në gju, duke çarë meniskun.

Kydëmtim bëri që kampioni i kërcimit për së gjati të humbasë edhe dy garatkombëtare, siç ishte Kupa e Shqipërisë e zhvilluar disa ditë më parë.

Përish-kampionin e Europës ishte planifikuar një operacion në Itali, por situatame virusin “COVID” bëri që Smajlaj ta kishte të pamundur udhëtimin jashtëvendit dhe operacionin e bëri në një klinikë private turke në Tiranë.