Barcelona shkarkon trajnerin Kike Setien, në pankinë Ronald Koeman
Barcelona ka shkarkuar nga detyra Kike Setien pas humbjes së rëndë8-2 kundër Bayern Munich, që u solli edhe eliminimin nga Liga e Kampioneve.
Klubi “blaugrana” është mjaftuar me një postim të shkurtër nërrjetet sociale për të njoftuar largimin e teknikut pas disfatës së madhe nëçerekfinalet e Champions.
Po ashtu, Barcelona bën të ditur se tekniku i ri do tëzyrtarizohet shumë shpejt. Gjithsesi, nuk ka dyshime që në pankinën e ekipitkatalanjas do të ulet Ronald Koeman.
Pas vizitës së shpejtë në Barcelonë, trajneri është kthyer nëAmsterdam bashkë me drejtorin e përgjithshëm të klubit spanjoll Oscar Grau, qëdo të negociojë personalisht me Federatën Holandeze të Futbollit për të lënë tëlirë Koeman.
Nuk priten pengesa, pasi tekniku e ka të përcaktuar në kontratënme kombëtaren e Holandës se mund të largohet nëse ka një ofertë nga Barcelona.
Ronald Koeman do të lidhet si fillim me skuadrën “blaugrana” menjë kontratë 2-vjeçare, duke marrë përsipër një mision të vështirë pastronditjes së rëndë që solli humbja shkatërruese në Champions League.