Teuta merr lajmin e mirë para ndeshjes në Europa League, ekipi rezulton negativ në testet për Covid
Teuta merr lajmin e mirë para aventurës nëEuropa League, ekipi rezulton negativ për Covid-19
Ekipi i Teutës ka marrë një lajm pozitiv parafillimit të aventurës në Europa League.
Përmes një postimi në Facebook, skuadradurrsake, njoftoi se përgjigjet e tamponeve të kryer për futbollistët dhestafit teknik kanë rezultuar negative.
Teuta do të përballet kundër ekipit BeitarJerusalem FC më 27 gusht në stadiumin Niko Dovana.
Postimi i ekipit Teuta në Facebook
KF Teuta ka marrë përgjigjet e tamponëve të kryer ditën e martë për Covid-19. Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ.Skuadra do të kthehet në Durrës të dielën nga Puka, ku po përgatitet për ndeshjen e UEFA Europa League kundër Beitar Jerusalem FC, që do të zhvillohet të enjten dt, 27.08.2020 në orën 16:30 në stadiumin “Niko Dovana”.