Gjysmëfinalja e dytë e Champions League: Bayern favorit, Lyon kërkon mrekullinë

Fitorja spektakolare 8-2 kundër Barcelonës ika dhënë Bayern Munchen të drejtën për të qenë favorite kryesore për fitimin e ChampionsLeague.

Por, për të ruajtur këtë status dhe për tëshpërblyer parashikimet, kampionët gjermanë kanë nevojë për konfirmimin në gjysmëfinalenkundër Lyon.

“Lyon është një skuadër e fortë dhe e di që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të kujdesshëm që nga minuta e parë. Jemi favoritë, por asgjë nuk është vendosur. Jemi skuadra më e mirë në Europë dhe ky trofe do të ishte kurorëzimi i një sezoni fantastik”, ka thënë trajneri i Bayern Munchen në konferencën zyrtare përpara ndeshjes.

Me pak shanse sipas parashikimeve vjen në këtëgjysmëfinale Lyon. Ky status i pëlqen francezëve të drejtuar nga Rudi Garcia,të mësuar me supriza në këtë edicion të Champions, pasi eliminoi në fillimJuventus dhe më pas favoritët e tjerë të Manchester City.

“E dimë se me kë përballemi. Bayern nuk ka pika të dobëta, por asnjë skuadër nuk është perfekte. Ne do të bëjmë lojën tonë. Duhet të besojmë tek aftësitë tona dhe të luajmë shanset për të arritur në finale”, është shprehur përpara sfidës Rudi Garcia.

Fituesi i i sfidës së sotme do të ndeshet në finale me PSG, e cila mundi në gjysmëfinale gjermanët e RB Leipzig me rezultatin 0-3.