Gjermani: Lojtarët luajnë nudo në shenjë proteste ndaj parave në futboll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2020, 18:21
Lojtarët e dy ekipeve amatore të futbollit në Westphalia të Gjermanisë, zhvilluan një ndeshje të pazakontë futbolli, pasi ata luajtën nudo.
Kjo erdhi si një shenjë proteste kundër komercializimit dhe parave në futboll.
Loja u organizua nga artisti Gerrit Starczewski nëStimberg Stadium.
"Sistemi i futbollit është i sëmurë, kjo është arsyeja pse ne të gjithë u zhveshëm. Dua të jap një shembull të natyralitetit kundër ndikimit të mediave sociale dhe idealeve të rreme'', tha artisti 34-vjeçar për revistën sportive 11Freunde përpara ndeshjes.
Lojtarët kishin veshur vetëm këpucët dhe çorapet efutbollit.
Numrat e lojtarëve u pikturuan me dorë në kurriz.
Fatmirësisht, askush nuk e goditi topin e gabuar.