Më pak aksidente, më shumë viktima
Përgjatë muajit korrik, aksidentet rrugorekanë rezultuar fatale për 14 persona duke shënuar rritje krahasuar me korrikune 2019-s edhe pse numri i aksidenteve për këtë periudhë ka rënë me 12.2% .
Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm përgjatëmuajit te kaluar kanë ndodhur 130 aksidente prej të cilave kanë mbetur tëlënduar 168 persona.
83.8% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë esjelljes së drejtuesve të mjetit ku problematike vazhdon të mbetet mosha 25-34vjeç.
Per shkak edhe te periudhës së izolimit ështëregjistruar rënie e aksidenteve për shtatëmujorin e parë të 2020-s, ku janëshënuar 635 aksidente nga 862 të ndodhura për të njëjtën periudhë të një vitimë parë.
Megjithatë, shifrat e jetëve të humburavazhdojnë të jenë të larta, vetëm përgjatë ketij 7 mujori janë shënuar 88viktima ndërkohë që janë aksidentuar 168 qytetarë.
INSTAT bën me dije se 16% e aksidenteverrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit duke shënuar një uljekrahasuar me shtatëmujorin e 2019-s.
Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë tëaksidenteve duke zënë thuajse gjysmën e totalit me 307 raste të cilat kanërezultuar fatale për 20 persona.
Pas kryeqytetit janë Durrësi, Lezha dhe Fieri,qarqet me numrin më të lartë të aksidenteve përgjatë shtatëmujorit të parë tëkëtij viti.