Ndotja e ajrit në Tiranë në nivele alarmante, 5-6 herë më e lartë se normalja e Bashkimit Evropian
Bashkiae Tiranës po neglizhon çdo masë sa I përket ndotjes së ajrit. Sipas një raportinë lidhje me ndotjen e ajrit por edhe atë akustike, Tirana kap shifra disa herëmë të larta se norma e lejuar e Bashkimit evropian. E vetmja periudhë ku Tiranaka paraqitur nivele pozitive për ndotjen e ajrit është pikërisht ajo e izolimitpër shkak të pandemisë, ndërkohë shkaktarët kryesor të këtij rezultati janë ndërtimetpa kriter dhe automjetet.
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë i kalon normat Bashkimit Evropian.
Në studimin e fundit të Co Plan ku janëmonitoruar linja e urbanit të uzinës dhe ajo e Kombinat Kinostudio, rezulton sendotja e ajrit është disa fish me e lartë se normalja.
Niveli i dioksidit të karbonit dhe atij të Azotit në ajër janë në nivele të larta edhe nëlinjën e urbanit Kombinat Kinostudio e saktësisht në zonën e selvisë, kishëskatolike dhe tregut ushqimor.
Edhe vet qytetarët ankohen për ajrin e ndoturduke përmendur automjetet edhe ndërtimet pa kriter si arsyet kryesore të saj.
“Smoguku të duash, pasojë e makinave.”
“Ndërtimetmë shumë se po ndërtohet ky pallati afër dhe makinat.”
Sipas raporti të Co Plan në pikat ku umonitorua situata e ndotjes së ajrit, niveli i dioksidit të azotit paraqitet6-5 herë me I larët se normalja e BE.
Shkaktarët kryesor të ndotjes janë grimcat eajrit pm10 dhe pm2.5 të cilat shkaktohen nga ndërtimet dhe automjetet.
Ndërkohëedhe pse rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit është e gjelbëruar nga të dy anët,edhe në këto pika niveli i ndotjes është tejet i lartë.
Një përmirësim i ndotjes së ajrit u regjistruavetëm në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë së Covid 19, por menjëherëpas rikthimit në normalitet edhe ndotja kapi vlera shqetësuese.
Ndotja akustike në Tiranë gjithashtu paraqitetnë nivele të larta krahasuar me normat e BE.
Mes linjës së urbanit të Kombinatit dhe asaj tëunazës kjo e fundit ka shifra më shqetësuese sa i përket zhurmave.