Festa e Shën Mërisë mbledh qindra besimtarë në manastirin e Zvërnecit

Festa e Shën Mërisë, një traditë e përvitshme për besimtarët orthodoks ka mbledhur me qindra besimtarë në manastirin e Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës.

Një festë e përvitshme dedikuar figurës ëngjëllore tëShën Mërisë e cila fillon drekën e 13 Gushtit dhe kulmon 15 gushtin e cdo viti,në ditën e quajtur edhe si dita e Dafinës për shkak të bimës karakteristike qëpërdoret për gatime nga besimtarët.

Kjo festë është një prej më kryesoreve që kremtojnëbesimtarët e krishterë, trashëguar brez pas brezi.

''Kemi ardhur, na pëlqeu, jemi nga Durrësi dhe kemi ardhur për të parë manastirin. Është një festë fetare, ditë e shenjtë e Shën Mërisë, e festojmë vite nga pleqtë, nga gjyshërit.''

Për turistë nga shtete të ndryshme si Italia, Spanja, manastiri Zvërnecit ofron pamjen e mrekullueshme ndërthurur me kulturën fetare.

Enkas për këtë festë janë kthyer në shtëpi edheemigrantët, të cilët kanë edhe urimet e tyre.

''Unë jam në Greqi, por tani vij këtu.''

Këtë vit dita e Shën Mërisë ka sjellë afro 50 % më pakbesimtarë në manastirin e Zvërnecit se vitin e kaluar. Në shenjë tëbashkëjetesës fetare, edhe besimtarë myslimanë u janë bashkuar festimeve.