Trafiku i klandestinëve me makina luksi, përdoren fuoristrada me xhama të zinj

Trafikimi i klandestinëve është duke u kryer me metoda të reja pas heqjes së karantinës. Transporti i tyre drejt vende të BE-së po kryhet me makina luksi, ndërsa destinacioni ka ndryshuar nga Hani i Hotit në drejtim të Morinës. Sipas policisë ka një rritje të qytetarëve me banim në Kukës, që konstatohen në juglindje duke transportuar klandestinë.

Tentativa për kalim ilegal të emigrantëve tëparregullt drejt vendeve të BE-së është një veprat penale që evidentohet më sëshumti nga policia e shtetit. Pas karantinës u rikthye trafiku i klandestinëve,ndërsa tashmë disa prej qytetarëve kanë zgjedhur mënyra të reja për tëtransportuar klandestinët.

Siç shikohet dhe nga këto pamje zgjidhja ngatrafikantët është gjetur nëpërmjet transportit me makina luksi, kryesishtfuoristrada me xhama të zinj.

Në këto automjete me limit deri në 5 persona, futenzakonisht nga 6 deri në 10 klandestinë. Madje një prej trafikantëve kishtefutur 12 klandestinë, në këtë foristradë tip ML, ku pjesën më të madhe të tyrei kishte vendosur në bagazh.

Të huajt të cilët kalojnë ilegalisht kufirin e gjelbërme Greqinë paguajnë nga 100 deri në 150 euro për ti transportuar drejt vendevefqinje që më pas të largohen drejt BE-së.

Së fundmi është konstatuar një ndryshim idestinacionit të kalimit të paligjshëm të klandestinëve, ku tendenca më efundit është kalimi drejt Kosovës.

Në njoftimet e policisë vërehet që ka qytetarë me vendbanimnë Kukës që konstatohen në juglindje të vendit duke transportuar klandestinëtdrejt Kosovës.

Për 6 mujorin e parë të vitit, policia e shtetit bënme dije se për veprën penale ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve kaarrestuar 143 persona dhe ka shpallur në kërkim 99 të tjerë.