E trishtë dita e shtegtarëve. Shën Eufemija ndriçoftë shtegtimin në rrugen e Parajses Samuel!

Mësuesja dhe gazetarja Lindita Kokaj  i ka bërë një dedikim prekës për Samuelit, djalit i cili humbi jeten sot ne nje aksident tragjik ne aksin Gjirokaster Kakavije, ndersa se bashku me prinderit po priste për të kaluar kufirin.
Postimi i plotë:

“(Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi, por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pikërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë.


Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi ingjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e njëautoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrëjetë.


Zemra e tij rrahu së pushuari në këtë rrugë kuprindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkimtë ëndrres së tyre të vrarë.
Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për netë gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi "tëvrarë" psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në"udhëkryq", nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.


Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që nëvitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Një ditë simbol nërespekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e tërejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhefamiljet në kërkim të një ëndrre të re.


Që në vitin 2006 është vendosur në qender tëqytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazhkuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjennë kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”.


Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen etij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijraemigrantë po përballen me radhët e gjata në Kakavijë.
SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetittë ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses!

Lindita Koka”