Makinat 'Retro' pushtojnë Durrësin
Me dhjetëra makina retro, të viteve ’40-‘80 kanësjellë një atmosferë të bukur në qytetin bregdetar të Durrësit.
Automjetet fillimisht u vendosën në sheshi kryesor tëqytetit, ku u vizituan nga qindra qytetarë dhe turistë që i fiksuan këtomomente në foto.
Në krye të kësaj parade qëndroi një makinë e markësSkoda, prodhim i vitit ’80 e cila ka mbajtur peshën kryesore të transportit nëvend përgjatë atyre viteve.
Ky event është organizuar në Durrës menjëherë pasTiranës për të sjellë gjallëri në qytetin e goditur rëndë nga tërmeti i 26nëntorit.
''Jemi në Durrës, sepse përveç faktit se është një nga qytetet më të bukura dhe më të frekuentura të Shqipërisë, është dhe një qytet ku të gjithë duhet të kemi kujdes, pasi edhe natyra nuk u tregua shumë e mëshirshme me të. Koha nuk është më e përshtatshmja dhe më e mira, por në kushtet që jemi, kemi zgjedhur një event i cili nuk bën bashkë shumë njerëz dhe nuk bëhen grumbullime të mëdha.''
Automjetet e paradës Retro udhëtuan së bashku nërrugët e Durrësit deri në Plepa të shoqëruara me muzikë Countyr të përzgjedhurnga anëtarët e Hemingueit.