Durrës: Gjendet i mbytur 30-vjeçari, 100 metra nga bregu i detit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2020, 17:40
Një 36-vjeçar është gjendur i mbytur në Durrës, 100metra nga bregu i detit, në vendin e quajtur "Portoromano".
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 të ditës së sotme (15gusht).
''Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur "Portoromano", rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar'', informon policia.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(Foto ilustruese)